Arrestohet 34-vjeçari Esmerald Balla/ Vrau babanë dhe e hodhi në pus

Policia e Durrësit ka ndaluar 34-vjeçarin Esmerald Balla.

Esmerald Balla ishte në kërkim, pasi ka vrarë babanë e tij, të cilin më pas e ka denoncuar të humbur.Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i kishte marrë shuma parash.Dyshohet se një sherr për para, është bërë shkak që Esmerald Balla të vrasë me pushkë ( armë gjahu) babain e tij Enver Balla. Autori e ka pranuar krimin e kryer, por ende nuk e ka treguar motivin e plotë. Ndërkohë policia ka seksuestruar armën me të cilën u krye krimi.

Enver Balla ka patur një kasafortë në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit ndërsa çelsin e mbante vetë. I biri që njëherazi është edhe autori i krimit makabër Esmerald Balla i kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Në momentin që babai ka dashur të merrte 20 mijë euro për të investuar tek shtëpia që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët.Aty kanë debatuar dhe ka nisur konflikti. Të nesërmen e 13 gushtit rreth orës 08:30 -09:00 kanë dalë bashkë dhe tek stani tyre djali e ka qëlluar me pistoletë.