Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjetën 34.5 kg kokainë në makinë dhe banesë

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. Pas një operacioni, autoritetet zbuluan 34.5 kg kokainë, të cilat ishin fshehur në mënyrë të sofistikuar.

10 blloqe kokainë u gjetën në makinë, ndërsa 20 blloqe të tjera u zbuluan në banesën e tij. Lënda narkotike, së bashku me 5 mijë euro cash, u sekuestruan si prova materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, u gjetën disa celularë, një peshore precize dhe material për paketimin e drogës. Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në burg, ku pritet të përballet me akuzat për trafikun e drogës dhe posedimin e lëndëve narkotike.