Arrestohet 25-vjeçari shqiptar dhe partnerja greke për shitje droge, iu gjenden 1200 pako me kanabis

Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçare greke janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia ndjeu aromën e fortë të drogës, çka çoi në zbulimin e 1 kilogram e 815 gram kanabis. Lënda narkotike ishte ndarë në 1.265 pako gati për shpërndarje.

Sipas njoftimit të autoriteteve, 25-vjeçari ka qenë i njohur për policinë dhe ka pasur probleme të mëparshme për vepra të ngjashme.

Të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe materialet e sekuestruara janë dorëzuar për hetime të mëtejshme, ndërsa policia po punon për të identifikuar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes.