Arrestohet 17-vjeçari, do i shiste Ergi Gjinit një …

Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni i koduar “The Passenger”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

U kap në flagrancë me 1 armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës, vihet në pranga 17-vjeçari.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 19-vjeçari shtetasi Ergi Gjini, që dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit. Sekuestrohen arma e zjarrit automatike dhe 3 krehra.