Arrestohen 2 persona, dyshohen të përfshirë në sulmin ndaj policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në një hotel në fshatin Banjska.

Atyre u janë gjetur dhe armë, lajm të cilin e ka konfirmuar për Euronews Albania, Veton Elshani, zv. komandant i policisë për veriun.

Të arrestuarit janë punonjës të hotelit dhe dyshohet se arma që është gjetur lidhet me një grup të maskuar dhe të armatosur që janë përplasur me Policinë e Kosovës të dielën.

Kujtojmë se herët në mëngjes të dielës në fshatin Banjska në komunën e Zveçanit, në një pritë janë vra një nëpunës i Policisë së Kosovës dhe janë plagosur dy policë të tjerë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë vrarë së paku tre sulmues, dhe dy të tjerë janë arrestuar. Po ashtu janë arrestuar edhe katër persona të tjerë që lidhen me këtë grup.