Arrestimi i Veliajt, Rama takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Vetëm 24 orë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë. Rama u pa duke dalë nga ambientet e Bashkisë pas takimit, por ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.

Sipas burimeve, pas arrestimit të Veliajt me urdhër të SPAK, brenda pak ditësh ai pritet t’i delegojë të drejtën e firmës njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, për të garantuar vazhdimësinë e punës në institucion.

Ky takim vjen në një moment të tensionuar, ndërsa çështja e arrestimit të Veliajt vijon të jetë në qendër të vëmendjes.