Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përfshirjen e deputetes Klotilda Bushka në hetimet e lidhura me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Grupit Parlamentar, Rama deklaroi se Bushka ka marrë vesh nga mediat për përfshirjen e saj si person i dyshuar në këtë çështje.
“Ky është një takim jashtë radhe i Grupit, me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve. E pranuam këtë kërkesë, pasi të gjithë jemi të befasuar që ajo figuron në aktakuzë për kryetarin e bashkisë dhe bashkëshorten e tij. Ndërkohë që ajo e ka marrë vesh për përfshirjen e saj nga televizioni. As nuk është thirrur, as është pyetur dhe as është dëgjuar,” tha Rama.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ