Arrestimi i shefit të Rrugores të Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

Lorenc Shehu është Drejtori i ri i Policisë Rrugore në Tiranë.

Komandimi i Shehut vjen pas arrestimit me urdhër të SPAK të Roven Zekës, i cili mbante këtë post.  Zeka, me dy zyrtarë të tjetër të bluve të rrugores janë vënë në pranga për një çështje për korrupsioni nga SPAK. Zeka dhe dy të tjerët kanë marrë para nga gruaja e një biznesmeni e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Më 18 prill, tre zyrtarët u vendosën në pranga për korrupsion pasiv pasi pas një aksidenti të ndodhur më 16 prill, SPAK thotë se drejtori Zeka dhe dy të tjerët kanë kërkuar 2 mijë euro para nga një grua e identifikuar si Anisa Vrioni, e cila kishte bërë aksident.

Shuma e parave u sigurua nga bashkëshorti i saj Ergest Vrioni dhe u dha në mënyrë që Anisa Vrioni mos të arrestohej dhe që të mos nisnin hetimet për aksidentin.