Arrestimi i kryekomisarit të Kufirit në Korçë, policia jep detaje


Policia e Korçës ka dhënë detaje për arrestimin e kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Njoftimi:

AMP dhe Prokuroria e Korçës arrestojnë Shefin e Sektorit të Kufirit, dyshohet se favorizoi një shtetas që trafikonte drogë.

Korçë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korçë-Elbasan) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndalimin e punonjësit të Policisë Kryekomisar S.P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2023, referuar nga Sektori i AMP Korçë, regjistruar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve“.