Arrestimi i Jorgo Goros, Balla: PS mbështet drejtësinë në luftën kundër korrupsionit


Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk komenton vendim et e drejtësisë, pasi u pyet për qëndrimin e PS për arrestimin e Jorgo Goros.

Balla tha pas mbledhjes së qeverisë se PS mbështet drejtësinë në luftën ndaj korrupsionit dhe shkeljes së ligjit.

Qëndrimi ynë  është i qartë, nuk komentojmë asnjëherë vendimet e drejtësisë. Drejtësia ka gjithë mbështetjen tonë për të vijuar dhe për të çuar para luftën kundër korrupsionit dhe shkeljes së ligjit”,tha Balla.