Arrestimi i Ilir Metës, reagon Berisha: Persekutimi i Kreut të PL është politik


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryetarit të PL, Ilir Meta.

Gjatë konferencës për shtyp, ai e ka cilësuar këtë ndalim me urdhër të SPAK si politik.

“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës. Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, tha mes të tjerash Berisha.