Arrestimi i Ilir Metës, avokati Genc Gjokutaj paraqitet në Polici, Tedi Blushi: E rrëmbyen në mes të ditës, do të marrin përgjigje shembullore
Me urdhër të SPAK, kreu i PL, Ilir Meta u arrestuar ditën e sotme nga forcat e BKH.
Mbi të rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. Ndërkohë Meta është dërguar në Policinë e Tiranës rreth orës 13:45.
Në Policinë e Tiranës prezent është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi si dhe avokati, Genc Gjokutaj.
Në një prononcim për mediat, Blushi u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast.
“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore.”, tha Blushi.
Më vonë pritet që Meta të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, nën masa të rrepta sigurie.