Arrestimi i Fredi Belerit/ Reagon Policia e Shtetit

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi u pyet në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar. Nën drejtimin e prokurorisë së rrethit Vlorë ka pasur një procedim në ndjekje për këtë do të ketë njoftim sapo të jenë përgatitur veprimet proceduriale”, tha ai.