Arrestimi i Fredi Belerit/ Dendias kontakton kryeministrin Edi Rama

Mediat greke raportojnë se për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është vënë në dijeni edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pas kësaj ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Mësohet gjithashtu se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Në të njëjtën kohë, partneri dhe avokati i tij që u ndaluan nga autoritetet shqiptare mësohet se u liruan”, shkruan Protothema.