Arrestimi i Erion Veliajt, Rama sërish në Bashki/ Kryeministri takohet me nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ka vizituar për herë të tretë Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt.

Rama ka theksuar se Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra.

“Jo vetëm që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” deklaroi Rama për BIRN.

Pas arrestimit të Veliajt, drejtimi i përkohshëm i Bashkisë i është kaluar nënkryetares Anuela Ristani.

Ndërkohë, GJKKO, në një seancë maratonë më 12 shkurt, vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Erion Veliajn. Mëngjesin e sotëm ai është dërguar në paraburgimin e Durrësit, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve.