Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër dhe niset drejt Tiranës

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Shkodër për një sërë aktivitetesh, ka anuluar të gjitha takimet dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të GJKKO-së.

Rama ishte sot në Shkodër, ku kishte planifikuar edhe takime me biznesin dhe strukturat e Partisë Socialiste, por i anuloi ato menjëherë pas marrjes së njoftimit për arrestimin e Veliajt.

Agjenda e anuluar e Ramës në Shkodër:
• 11:00 – 11:30: Inspektim i fillimit të punimeve në rrugën e Komanit
• 12:00 – 13:30: Prezantimi i projektit për Muzeun e Kujtesës dhe hapësirën rreth Xhamisë së Shkodrës
• 13:40 – 14:10: Inspektim i rikonstruksionit të rrugëve të zonës Fermentim
• 14:30 – 15:00: Inspektim i rrugës Shirokë-Zogaj
• 15:00 – 16:00: Drekë në Zogaj
• 16:30 – 18:00: Takim me të deleguarit e qarkut Shkodër
• 18:00 – 19:30: Kthimi për në Tiranë