Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale një fotografi, në të cilën shihet një makinë, për të cilën pretendon se është e biznesmenit të arrestuar gjatë ditës së sotme, Pëllumb Gjokës. Arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste.
Sipas Berishës, makina ka qëndruar më 14 maj para qendrës së votimit 324 në Velipojë, për të tmerruar zgjedhësit. Mes të tjerash Berisha tha se banda e Gjokës kishte pushtuar qendrat e tjera të votimit, për të marrë vota në emër të PS-së.