Arrestimi i Belerit/ Zyrtari i lartë grek viziton Shqipërinë, mësohet axhenda
Ditën e sotme do të vijë në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos.
Me udhëzime të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ai do të marrë informacion për arrestimin e Fredi Belerit.
Bashkë me ambasadoren greke më Shqipëri planifikojnë takim me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, informim për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.
Arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke. Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit./Dosja.al