Arrestimi i 35 vjeçarit që kërcënoi babain se do ta vriste me sëpatë, Balla përgëzon forcat RENEA për parandalimin e ngjarjes kriminale
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 35 vjeçarit E.H në Shijak të Durrësit, i cili kërcënoi babain e tij se do ta vriste me sëpatë.
Ai përgëzoi forcat “RENEA” për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale.
“Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin”- shkruan Balla.