“Arreste, gjoba dhe …”, Policia kontrolle intensive! Çfarë ndodhi gjatë 72 orëve të fundit në Tiranë

Edhe pse kontrollet dhe masat e Policisë Rrugore Tiranë vazhdojnë intesivisht çdo ditë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, rastet e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor kanë ardhur duke u rritur.

Në një njoftim zyrtar Policia Rrugore njofton se gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar dhe procedua 11 persona ndërsa janë vënë disa masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;

Sipas bluve:

Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;

Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

“Policia Rrugore, 72 orë monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit.
Fokuset e monitorimit:
Parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor / përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve;

Si rezultat i kontrolleve:
19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjet ngritës;
Masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit;
Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete;
Është ndaluar një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
Janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

Kontrollet vijojnë.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë”, njofton policia.