Lejoi drogën në burgun e Peqinit/ Arrestohet shefi i policisë në burgun e Drenovës
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh. Kadiu mësohet se është arrestuar për shkak të një çështjeje që i përket këtij institucioni.
Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit si dhe mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit.
Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.
Kujtojmë që Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Burime bëjnë me dije se në kohën kur ka qenë shef i policisë së burgut të Peqinit, ka lejuar tregtimin e drogës brenda në burg
Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin.