Arratisja nga burgu i dy shqiptarëve, mediat greke reagojnë ashpër: Skandal, dy kriminelë të rrezikshëm ruheshin në siguri të ulët
- 4 January, 2025
Arratisja e dy 41-vjecarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias, ka revoltuar mjaft mediat në Greqi, po ashtu dhe dy oficerë policie.
“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm, dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha për “Zougla” një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal.
“Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi”, shkruan më tej media greke.
Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë, por jo vetëm mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut por kishin përfituar deri edhe 5 leje brenda vitit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ