Arratisen dy persona nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, kapen njëri, në hetim efektivët
Dy të arrestuar janë arratisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se dy kontigjentët e krimit ishin arrestuar prej disa orësh.
Ende është e paqartë dinamika e arratisjes së të paraburgosurve me inicialet N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, ndërsa dihet që godina e drejtorisë së policisë është në rikonstruksion
Deri tani është bërë e mundur kapja 33-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, shtetasit , pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.