Armina Mevlani rrëfehet për herë të parë: Vuaj nga PCOS, kam menduar të ngrij vezët
Në një rrëfim tepër personal, blogerja dhe personazhi i njohur publik, Armina Mevlani, ka ndarë për herë të parë me publikun betejën e saj me Sindromën e Ovareve Policistike (PCOS) një çrregullim hormonal që prek miliona gra në mbarë botën.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS. E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.” tha Mevlani në “Goca e Gra”.
Ajo shtoi se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj, duke ndikuar në jetën e përditshme dhe perspektivën e saj për të ardhmen. Në këtë kontekst, Armina zbuloi se ka menduar seriozisht edhe mundësinë për të ngrirë vezët një procedurë gjithnjë e më e diskutuar ndër gratë që përballen me probleme fertiliteti:
Me këtë rrëfim, Armina i bashkohet një grupi në rritje të figurave publike që zgjedhin të flasin hapur për sfidat e trupit të tyre, duke thyer tabu dhe inkurajuar biseda të nevojshme për shëndetin riprodhues dhe vendimmarrjen e informuar të grave.