Armando Broja “gol” jashtë fushe, zbulohet bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën (EMRI)

Armando Broja vazhdon të jetë kryefjalë por këtë herë jo tek karriera, por tek jeta private.

Broja ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instagram, ku ka zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën. Në një Insta-Story, 23-vjeçari ka ndarë një moment të veçantë romantik, duke i bërë një surprizë të dashurës së tij.

Në foto shfaqen trëndafila, qirinj dhe tullumbace të kuqe, një atmosferë perfekte për të shprehur dashurinë.

Vajza në foto quhet Sindi Rela dhe nuk  është shumë e njohur në rrjetet sociale, pasi ka një numër të ulët ndjekësish, kryesisht ata të rrethit të saj të ngushtë.