Armand Duka s’i mban lotët: Të bëjmë më mirë se në 2016


Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Menjëherë pas fërshëllimës së arbitri, në fushë festa ka përfshirë kuqezinjtë, teksa kreu i FSHF-së Armand Duka nuk i ka mbajtur lotët dhe ka thënë se ka besim se djemtë do bëjnë më mirë se në Francë 2024.
Si ndiheni pas kualifikimit?

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur, një edicioni fantastik, ku çunat dhanë maksimumin. Kanë shumë cilësi, përveç shpirtit dhe dashurisë për fanellën. Falënderoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinhon, stafin dhe tifozerinë e mrekullueshme në të gjithë rrugëtimin.