Armand Duka rizgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, mandat presidenti për Ceferin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Numri 1 i futbollit shqiptar mori mbështetjen nga 55 anëtarët prezent me të drejtë vote në Kongresin e 47-të të UEFA-s, mbajtur në Lisbonë. Duka përsëriti fitoren e katër vite më parë, ku iu bashkua organit vendimmarrës të UEFA-s pas Kongresit të zakonshëm mbajtur në shkurt 2019 në Romë.

Ashtu siç edhe pritej, Alexander Ceferin do jetë në krye të UEFA-s edhe për 4 vitet e ardhshme. Slloveni mori mandatin e tretë radhazi si president gjatë kongresit të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. Ceferin i cili ishte pa rival në këtë garë mori drejtimin e UEFA-s që prej vitit 2016. Një fillim i ri për 55-vjeçarin në krye të qeverisë së futbollit Europian. Para 55 anëtarëve të UEFA-s, Ceferin dënoi me forcë vendimin e disa prej klubeve më të mira të kontinentit për të krijuar një ligë të tillë.

Në këtë mandat të tretë, Ceferin pritet të dërgojë përpara disa prej projekteve që për momentin mbeten në letër. Rregullat e reja të Fair Play Financiar shihen si me tepër interes, me klubet që do të jenë të detyruar të kufizojnë shpenzimet në 70% të të ardhurave totale deri në sezonin 2025-2026. 55-vjeçari slloven do të qëndrojë në këtë pozicion të paktën deri në vitin 2027.