Arkeologët zbulojnë varrin e humbur të faraonit egjiptian! Ja si e identifikuan

Një mision i përbashkët arkeologjik egjiptian-britanik ka gjetur varrin e faraonit Thutmose II pranë Luksorit. Kjo êshtë hera e parë që një varr mbretëror faraonik është zbuluar në më shumë se 100 vjet.

Varri i Thutmose II ndodhet në perëndim të Luginës së Mbretërve. Ishte varri i fundit i faraonëve të Dinastisë së 18-të që nuk ishte gjetur deri më tani dhe i pari që u zbulua, pas atij të Tutankhamun, në 1922.

Arkeologët ishin në gjendje të përcaktonin se kujt i përkiste varri falë kavanozëve alabastri të gjetura në vend, të cilat mbajnë emrat e mbretit Thutmose II dhe gruas së tij, mbretëreshës Hatshepsut, një nga gratë e pakta që sundoi Egjiptin e lashtë.

U gjetën gjithashtu pjesë nga ceremonia funerale dhe copa suvaje me mbishkrime blu, yje të verdhë dhe simbole fetare.

Megjithatë, për shkak të përmbytjeve që ndodhi menjëherë pas vdekjes së mbretit, varri nuk është ruajtur në gjendje të mirë. Ka të dhëna se pjesa më e madhe e përmbajtjes së tij është zhvendosur diku tjetër dhe po bëhen përpjekje për rikuperimin e tyre.

Mbërritja në dhomën e varrimit ishte një sfidë. Ekipi u zvarrit përmes një tuneli të ngushtë 10 metra, duke hyrë përmes një vrime vetëm 40 centimetra katrorë të gjerë përpara se të arrinte në dhomën e brendshme.

Brenda, ata hasën në një tavan të mrekullueshëm blu të stolisur me skena nga Amduat, një tekst i lashtë funeral i rezervuar ekskluzivisht për mbretërit, konfirmim se ata kishin hyrë me të vërtetë në vendin e prehjes së një faraoni.