Arjola Demiri uron vajzën për 18-vjetor: Ti je mrekullia ime e parë

Në një nga urimet më të ndjera që kemi parë kohët e fundit, aktorja e njohur Arjola Demiri ka zgjedhur fjalët e zemrës për të përshëndetur vajzën e saj Helga në ditën e 18-vjetorit të lindjes.

“Ti je dhurata ime më e çmuar, frymëzimi im i përditshëm, mrekullia ime e parë” – shkruan aktorja, teksa rrëfen me emocion udhëtimin 18-vjeçar të rritjes së përbashkët mes nënë e bijë.

Mesazhi i saj, i mbushur me ndjeshmëri dhe thellësi shpirtërore, vjen si një letër e hapur dashurie, por edhe si bekim për një kapitull të ri që hapet për Helgën: me ëndrra të mëdha, sfida të reja dhe një zemër të mbushur me besim.

“Fluturo lart… rrënjët i ke të forta dhe zemra ime do të jetë gjithmonë strehë për ty” – përfundon Arjola, në një mesazh që nuk është thjesht urim, por dëshmi e një lidhjeje të pazëvendësueshme.