Arjan Ndoja dhe Xhemal Gjunkshi futen në primaret e PD, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike pritet të zhvillojë një votim të brendshëm përmes procesit të primareve, ku do të caktojë listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Përveç deputetëve aktualë, të cilët tashmë kanë dorëzuar formularët e aplikimit, edhe figura të tjera të njohura të PD-së kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garë.  Kryesia e PD ka miratuar këto emra, duke shtuar rreth 20 emra të tjerë në listën e primareve. Në primaret e PD-së do të kandidojnë edhe ish-prokurori, Arjan Ndoj, si dhe ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi. Mësohet se Ndoj do të garojë në qarkun e Durrësit, ndërsa Gjunkshi në qarkun e Dibrës.

Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vetingut i shkallës së parë për lidhje të shumfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.  Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.

Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Kandidatët në primare pritet të garojnë sipas qarqeve respektive, ku fushata e brendshme do të kulmojë me zhvillimin e zgjedhjeve për primaret më 1 mars.