Argita Berisha merr pjesë në protestën e opozitës jashtë ambienteve të Parlamentit ndërsa mazhoranca pritet t’i heqë mandatin ish-kryeministrit

Në protestën e sotme të opozitës po merr pjesë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha. Argita Berisha ndodhet në mes të protestuesve përpara selisë së Parlamentit.

Ndërsa mazhoranca socialiste pritet të miratojë vendimin për heqjen e imunitetit të Berishës, në sheshin jashtë Parlamentit mbështetës të opozitës po protestojnë deri më tani qetësisht.

Zonja Argita Berisha Malltezi është parë shpesh kohët e fundit të marrë pjesë në aktivitetet e Partisë që drejto de fakto babai i saj. Malltezi mori pjesë edhe në Kuvendin Kombëtar duke iu drejtuar me një fjalim të pranishmëve.