“Ardhja juaj është ditë e lumtur për arbëreshët”, Rama shkëmben dhurata simbolike në vizitën në Eparkinë e Ungrës

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Kalabri ku ka zhvilluar një vizitë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës.

Ata janë pritur nga Ipeshkvi i Ungrës, imzot Donato Oliverio, i cili i ka uruar mirësjeadhjen.

“Mirësenardhët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjet me nënën Shqipëri”, ka thënë fillimisht në gjuhën shqipe Ipeshkvi i Ungrës.

Ndërkohë, mes tyre nuk kanë munguar as falenderimet dhe dhuratat simbolike, si disa libra të shenjtë me figurën e shquar shqiptare Nënë Tereza, apo dhe një përkrenare të Skënderbeut.