Arben Ahmetaj nën hetim, BKH zbarkon në banesë për kontroll. Ku ndodhet ish-zv kryeministri…?
GJKKO ka firmosur disa urdhër-kontrolle lidhur me hetimet për ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj. Burime thanë për Replika. al se BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) po ushtron kontrolle në banesën e Arben Ahmetajt si dhe partneres së tij Erjola Hoxha në Gjirin e Lalëzit si dhe në Tiranë.
Përpos 3 banesave të kontrolluara më herët, vila në Hamallaj, vila në Palasë dhe apartamentit që ndodhet në zonën e Shallvareve në Tiranë, sot oficerët e BKH-së por kryejnë kontrolle edhe në banesa të tjera të ish-ministrit, të cilat nuk janë kontrolluar gjatë vendimit të mëparshëm, pasi Arben Ahmetaj ishte me imunitet.
Ndërkohë vet Ahmetaj ndodhet jashtë territorit shqiptar, burime bëjnë me dije për Replika.al se aktualisht ndodhet në Britani.