“Arbana apo Ledion Liço?”/ Pse opinioniste dhe jo banore! Rrëfehet Dasara…

LIVE-i i përjavshëm në Replikë që sjell argumentet dhe dinamikat e fundit rreth sjelljeve të banorëve në shtëpinë Big Brother Vip, këtë herë vjen me një analizim të thellë të diskutimeve përtej asaj që shohim nga ekrani. Është pikërisht gazetarja Desara Karaiska, që jo vetëm që spikat per vërtetësinë dhe të folurit Troç për të gjitha dinamikat e formatit më të ndjekur ne Shqipëri por dhe më tej, ajo zbulon edhe misterin e të qenurit të suksesshëm në fushën mediatike bazuar në eksperiencën e saj të gjatë në hapësirat mediatike, për të parën herë gazetarja ka zbuluar pa komplekse personazhet mediatikë më profesionist dhe që i shkon më mirë prezantimi i formatit Big Brother Vip. Ajo pa hezitim ka renditur  kështu  të parin Ledion Liçon që sipas saj, ka pamje perëndimore nuk ka komplekse në gabimet e veta, dhe sipas saj kjo është një gjë shumë e rëndësishmë dhe shumë e mirë për një realitet si i yni që duhet të jesh me doemos perfekt. Pastaj ka renditur Arbanën si nje moderatore me një përvojë të gjatë në prezantim edhe pse s’më pëlqen tirania e saj. Më tej në vend të tretë gazetarja vendosi Jonida Vokshin për ëmbëlsinë që e karakterizon dhe në fund thotë që Alaudini vjen i katërti, ku sipas saj të gjithë e dinë që nuk është shumë  i aftë për këtë format televiziv.

 

E pyetur nga gazetari pse do t’i thoshte JO ftesës për të qenë një banore, dhe PO për të qenë një opinioniste, gazetarja është shprehur se e njeh mirë ambientin mediatik, i din mirë hilet , din mirë se si pështaten banorët në lojën e atij formati për t’u shndërruar në marioneta me të cilat luhet dhe nga pikëpamja emocionale dhe nga ajo psikologjike. Sipas saj ajo është një lojë mizore dhe jo një eksperiment pasi i vendos banorët brenda luhet fort me anën psikologjike të tyre, si dhe aty behet pulike edhe ana private pa përjashtuar kështu edhe ngjarjet e ndodhura vite më parë.