Apeli vendos sot për vulën e PD-së

Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të drejtohet ose nga nga Enkelejd Alibeajt apo Sali Berisha. Seanca gjyqësore mbi vulën e Partisë Demokratike pritet të mbahet në orën 11:00.

“Seanca do të nis në orën 11:00, por vetëm 30  minuta më parë do të ketë një prononcim për mediat Rudina Hajdari. Nuk dihet ende nëse në seancë do të jenë të pranishëm të tre gjyqtarët, apo dhe përfaqësuesit e mbrojtjes së dy palëve”, deklaroi gazetari i Euronews Ardit Hoxha.

Ish kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Protesta do të nisë në orën 12:00,  ndërsa rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.