Gjykata e Apelit ka marrë një tjetër masë për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe.
Kujtojmë se Tushe u gjet fajtor për akuzën e shkeljes se barazise ne tendera, duke e denuar me 3,4 vite heqje lirie.
Tushe fillimisht u dënua me 2.4 vite burg, por këtë vendim e ndryshoi gjykata e apelit këtë të mërkurë, ku krahas vendimit për ta rikthyer në burg, ka shtuar edhe kohëzgjatjen e vuajtjes së dënimit.
Tushe akuzohet për abuzim menjë tender me vlerë 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në njësinë administrative Kolonjë. Tenderi dyshohet të jetë fituar në mënyrë fiktive nga një kompani, ndërsa punimet në terren u kryen nga një tjetër kompania e administruar nga Ibrahim Lami, që sipas SPAK, privilegjohej në tenderimet e bashkisë.
Sipas vendimit të sotëm Tushe do të rikthehet ne burg.
Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim.