Apeli lë në burg vëllain e deputetit të PS, Armando Ndreca akuzohet për prodhim droge dhe grup kriminal
Apeli i GJKKO ka lënë në burg Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduard Ndreca. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e tij i cili rezulton të jetë i përfshirë në dosjen “Revanshi”.
Ndreca u arrestua pasi doli në komunikime në lidhje kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhje me një serë e cila kultivohej kanabis sativa.
Por, pas dy ditëve në qeli gjykata e liroi nga burgu. Pas lirimit të tij me një vendim të SPAK, Ndrecës iu vendosën prangat. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.
Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka.