Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Togat e zeza vendosën për Lefter Kokën me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj. Alqi Bllako shpallet fajtor dhe dënohet për shpërdorim detyre me 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite. Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.
VENDIMET:
Klodian Zoto – 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Mirel Mërtiti -10 vite, gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gugallja- 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
Pëllumb Abeshi- 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Bardhyl Cabiri- 2 vite
Jonida Zeqo- 4 vite, gjykim i shkurtuar 2.8
Serafin Papa- 1.4 burg