Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën për videot e resortit, SPAK: Trupi i Jan Prengës u zhvendos fshehurazi në garazh
Togat e zeza të Apelit të Posaçëm ka rrëzuar sot kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bixhdilit për të shfaqur në seancë gjyqësore pamjet filmike nga kompleksi “Golden Resort” në pronësi të Altin Hajrit, ku dyshohet se është filmuar për herë të fundit trupi i pajetë i Jan Prengës.
Sipas SPAK, trupi i 49-vjeçarit nga Kamza, i cili u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë në janar të vitit 2020, është transportuar në ambientet e resortit dhe më pas është kaluar nga një mjet në një tjetër brenda garazhit të kompleksit.
Prokurori i çështjes ka deklaruar në seancë se Festim Bixhdili, i njohur si kopshtari i resortit, ishte i pranishëm gjatë ngjarjes dhe është larguar së bashku me persona të tjerë të dyshuar. Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati, ka kundërshtuar pretendimet e akuzës duke theksuar se prokuroria i ka interpretuar në mënyrë të gabuar pamjet filmike.
Procesi gjyqësor do të vijojë më 26 qershor, kur është caktuar seanca e radhës.