Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarje të masës “arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”.

Vendimi u shpall sot, më 24 janar 2025, nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili miratoi vendimin nr. 714 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, datë 12 dhjetor 2024. Me këtë vendim, Apeli refuzoi kërkesën për revokimin e masës së sigurisë së caktuar më 21 nëntor 2023.

Malltezi ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. Hetimet ndaj tij vijojnë nën dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.