Apeli i kryebashkiakut Veliaj, GJKKO cakton datën e shqyrtimit
Apeli i Posaçëm i GJKKO do të shqyrtojë me 11 mars kërkesën e bërë për lirim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Mbrojtja e kryebashkiakut ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme.
Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie. Kjo kërkesë u bë edhe në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ku u propozua dhe vendosja e një garancie pasurore, por gjykata nuk e pranoi atë dhe e la në arrest me burg.
Në të njëjtën seancë pritet të shqyrtohet edhe ankimi i katër biznesmenëve, Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Abule ndodhet në qeli, ndërsa 3 të tjerët kanë masën detyrim paraqitjeje.