Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të saj
- 10 March, 2025
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive të nënës së Ajola Xoxës, Valbona Xoxa. Ajo kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtari Engert Pëllumbi e ka rrëzuar kërkesën e saj me një vendim të datës 10 mars 2025. Vendimi konfirmon masën e sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme të Valbona Xoxës, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 10 shkurt 2025.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ