Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për Alqi Bllakon, e kthen për rigjykim
- 23 July, 2025
Gjykata e Apelit të GJKKO ka prishur vendimin e shkallës së parë ndaj Alqi Bllakos dhe ka urdhëruar kthimin e çështjes për rigjykim.
Në shkallën e parë, Bllako ishte dënuar me 4 vite burg, por dënimi ishte zbritur në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai ishte shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit në dy raste të ndryshme.
Vendimi i Apelit vjen pas shqyrtimit të ankesës dhe kërkon një rishikim të plotë të çështjes në një shkallë të re gjyqësore.
Tags:
alqi bllako
Regjistrohu në buletinin tonë informativ