Apeli i GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, SPAK ka kryer …
Apeli i GJKKO ka lënë në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prapa hekurave që prej datës 10 shkurt të këtij viti.
Në seancën e sotme Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor dhe veprimet hetimore të kryera nga SPAK. Prokuroria e Posaçme, nga ana e saj ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë kryer 114 veprime hetimore që lidhen me dosjen ndaj Veliajt.
Kryebashkiaku i Tiranës apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë më 12 shkurt.
Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.