Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Lefter Allën, ish-kryebashkiaku i Bulqizës lihet në burg


Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin me tre vite burg për Lefter Allën, ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës.

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.