Apeli i GJKKO i refuzoi lejen për t’u betuar, avokati i Fredi Belerit: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë
Kërkesa për leje për t’u betuar e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri rrëzohet .
Pasi Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fledi Belerit për t’u betuar si krye bashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i Belerit.
Ai u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.
“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.
Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar.”, u shpreh avokati i Belerit.