Apeli i GJKKO e la në detyrim paraqitje, Berisha nuk firmos marrjen në dijeni të rikthimit të masës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka pranuar të firmosë marrjen në dijeni të vendimit të Apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që I riktheu masën e sigurisë.

Policia ka shkuar pranë banesës së tij në rrugën ‘Mustafa Metohiti’ në kryeqytet për t’I komunikuar vendimin e Apelit të GJKKO-së “detyrim paraqitje”  dy herë në muaj para oficerëve të policisë gjyqësore.

Berisha ishte në banesë kur policia ka shkuar për t’i komunikuar vendimin por nuk ka pranuar të firmosë.

Vendim i ndryshëm nga sa kishte deklaruar, ku kishte pohuar se do të zbatonte vendimin e Apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënd.