Apeli i dha zyrtarisht vulën Sali Berishës, Basha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, vendim jo i ligjshëm!

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha, deklaroi se do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e apelit ër vulën e PD, e cila iu dha zyrtarisht Sali Berishës.

Basha vijoi duke thënë se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejt.”, tha Basha.