Klubi Antique, me vendndodhje në Vienë, ka kritikuar publikisht këngëtarin Bardhi (Bardhyl Idrizi), duke e akuzuar se kishte anuluar një performancë për shkak se kishte kërkuar para ekstra. Në një “Story” të ndarë nga klubi, pretendohet se Bardhi ishte planifikuar që të performonte në ambientet e tyre më 12 tetor. Por data është anuluar nga këngëtari, pasi i ishte premtuar një pagesë më e lartë në një aktivitet tjetër. Klubi gjithashtu pretendon se ata kishin rezervuar tashmë biletat dhe hotelin për Bardhin, por ky i fundit papritur kishte anuluar koncertin, duke u shprehur se “kishte humbur dokumentet e udhëtimit.”
“Ky artisti që para 3 dite u viktimizojke ne kang qe kinse ish-menaxhmenti po ja anulon koncertet po del e kunderta, ai po merka vesh me njerz per me performu dikun e masanej veq pse po ja ofrojka dikush 500€ ma shume po i anulojka datat e mara. Une personalisht jom marë vesh me menaxherin e ti te ri që Bardhi me performu me 12 Tetor ne Antique tek une dhe pasi kom bo publicitet të shumtë dhe pasi jau kom rezervu biletat dhe Hotelin ma kane anulu mbramjen me pretekstin kinse Bardhi i ka humb dokumentat e udhtimit. Mua me mashtruat por mos mashtroni te tjerë se marre!,”-shkruhet në postimin e klubit.