Anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së, shkak vendimi i presidentit Donald Trump

Refugjatët që kishin planifikuar të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara pas një procesi shumëvjeçar iu është anuluar fluturimi me aeroplan.

Memorandumi vjen pas urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump që pezulloi pranimin e refugjatëve dhe shënon një shembull tjetër të ndikimit të shpejtë që veprimet e tij kanë pasur. Ky hap do të prekë mijëra refugjatë që kishin tashmë fluturime të programuara.

“Te gjitha fluturimet e mëparshme të planifikuara për refugjatët drejt Shteteve të Bashkuara po anulohen dhe nuk do të bëhen rezervime të reja për udhëtime”, thuhet në memorandum, duke iu referuar urdhrit ekzekutiv të presidentit.

Zotëruesit e vizave të posaçme të emigrantëve, që përfshijnë ata që punuan për SHBA-në jashtë vendit, janë të përjashtuar. Ata mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara, sipas memorandumit. Refugjatët që tashmë janë në Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të vazhdojnë të marrin shërbime.